
CONNETTIVINA BABY KREM - 75 g
Indikacionet: Trajtimi i skuqjes, acarimit dhe irritimve që vijnë si pasojë e përdorimit të pelenave dhe rigjenerimi i lëkurës si pasojë e veprimit zbutës dhe qetësues.

CONNETTIVINA KREM - 15 g
Indikacionet: Trajtimi i djegieve, gërvishtjeve, prerjeve të vogla, acarimeve të lëkurës të shkaktuara nga agjentë fizike, si edhe nga përdorimi i pelenave.

CONNETTIVINA KREM PLUS 2 mg/g + 10 mg/g - 25 g
Indikacionet: Trajtimi lokal i plagëve, ulçerave varikoze dhe djegieve.

CONNETTIVINA -10 GARZA 10 x 10 CM
Indikacionet: Trajtimi i abrasionit, plagëve sipërfaqësore, djegieve nga dielli, djegieve të lehta dhe çarjeve të gjirit, irritimeve të lokalizuara të lëkurës të shkaktuara nga agjentë fizikë si dielli, i ftohti, era, skuqja e pelenave, acarimi dhe dehidratimi pas trajtimeve me radioterapi. Përdoret edhe si ndihmës në trajtimin e ulçerave të lëkurës me origjinë vaskulare dhe plagëve që shërohen ngadalë si plagët e shtratit.

CONNETTIVINA PLUS 2 mg + 40 mg - 10 Garza 10 x 10 CM
Indikacionet: Trajtimi lokal i plagëve, ulçerave varikoze dhe djegieve.

CARTIJOINT D 5g x 20 BUSTINA
Indikacionet: Trajtimi i të gjitha rasteve që kanë të bëjnë më mungesë të elementeve përbërës, veçanërisht trajtimi i osteoporozës te femrat mbas menopauzes, ruajtjen e nivelit normal të kalçiumit në gjak duke rritur përthithjen falë pranisë së vitaminës D, ndihmon në formimin normal të kolagjenit falë veprimit të vitaminës C.
ACICLIN LABIALE 50 mg/ g - 2.5 g
Indikacionet: Trajtimi i infeksioneve në buzë të shkaktuara nga Herpes Simplex ( herpes labial i përsëritur ) tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç .

ACICLIN 800 mg x 35 TABLETA
Indikacionet: Trajtimi i infeksioneve të lëkurës apo membranave mukoze të shkaktuara nga Herpes Simplex, duke përfshirë herpesin gjenital primar dhe të përsëritur, parandalimi i përsëritjes së infeksionit nga Herpes Simplex në pacientët me imunitet të kompromentuar, profilaksinë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga Herpes Simplex në pacientë me imunitet të kompromentuar, trajtimin e Herpes Zoster dhe Variçelës.

ACICLIN 400 mg x 25 TABLETA
Indikacionet: Trajtimi i infeksioneve të lëkurës apo membranave mukoze të shkaktuara nga Herpes Simplex, duke përfshirë herpesin gjenital primar dhe të përsëritur, parandalimi i përsëritjes së infeksionit nga Herpes Simplex në pacientët me imunitet të kompromentuar, profilaksinë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga Herpes Simplex në pacientë me imunitet të kompromentuar, trajtimin e Herpes Zoster dhe Variçelës.

HYALGAN 20 mg/2 ml
Indikacionet: Trajtimi i artritit të lehtë dhe mesatar te gjurit.

FIDATO 1 g/3.5 ml PLUHUR DHE TRETËS PËR PËRDORIM MUSKULAR
Indikacionet: Trajtimi i meningitit bakterial, pneumonisë së fituar nga komuniteti, pneumonisë së fituar në spital, otitit të mesëm akut, infeksioneve intra-abdominale, infeksioneve të komplikuara të traktit urinar (përfshirë pielonefritin), infeksioneve të kockave dhe kyçeve, infeksioneve të komplikuara të lëkurës dhe indeve të buta, gonorresë, sifilizit, endokarditit kardiak. Mund të përdoret edhe për trajtimin e përkeqësimeve akute të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike tek të rriturit, borreliozës së përhapur Lyme (e hershme (faza II) dhe e vonshme (faza III)) tek të rriturit dhe fëmijët, duke përfshirë të porsalindurit nga mosha 15 ditëshe, për profilaksinë para operacionit të infeksioneve të plagës, te pacientët neutropenikë me temperaturë që dyshohet të jetë për shkak të një infeksioni bakterial dhe te pacientët me bakteremi.