CEFEPIMA QILU 1 g

Indikacionet: Te të rriturit: Trajtimi i bakteremisë, pneumoni e rëndë, infeksione të komplikuara të traktit urinar, infeksion i hapësirës së barkut , duke përfshirë peritonitin, infeksionet e fshikëzës së tëmthit dhe të kanaleve biliare, trajtim empirik i episodeve febrile në pacientët me gjendje të moderuar (neutrofile ≤ 1000/mm3) ose gjendje të rëndë (neutrofile ≤ 500/mm3) . Për personat me rrezik të lartë infeksioni këshillohet marrja e cefepimës së bashku me nje antibiotik të grupit të aminoglikozideve ose glikopeptideve, duke marr paraysh profilin individual të rrezikut për secilin pacient. Te fëmijët: Trajtimi i bakteremisë, pneumoni e rëndë, infeksione të komplikuara të traktit urinar, meningiti bakterial, trajtim empirik i episodeve febrile në pacientët me gjendje të moderuar (neutrofile ≤ 1000/mm3) ose gjendje të rëndë (neutrofile ≤ 500/mm3) . Për personat me rrezik të lartë infeksioni këshillohet marrja e cefepimës së bashku me nje antibiotik të grupit të aminoglikozideve ose glikopeptideve, duke marr paraysh profilin individual të rrezikut për secilin pacient.

CEFTRIAXONA QILU 1 g

Indikacionet: Trajtimi i meningitit bakterial, pneumonisë së fituar nga komuniteti, pneumonisë së fituar në spital, otitit të mesëm akut, infeksioneve intra-abdominale, infeksioneve të komplikuara të traktit urinar (përfshirë pielonefritin), infeksioneve të kockave dhe kyçeve, infeksioneve të komplikuara të lëkurës dhe indeve të buta, gonorresë, sifilizit, endokarditit kardiak. Mund të përdoret edhe për trajtimin e përkeqësimeve akute të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike tek të rriturit, borreliozës së përhapur Lyme (e hershme (faza II) dhe e vonshme (faza III)) tek të rriturit dhe fëmijët, duke përfshirë të porsalindurit nga mosha 15 ditëshe, për profilaksinë para operacionit të infeksioneve të plagës, te pacientët neutropenikë me temperaturë që dyshohet të jetë për shkak të një infeksioni bakterial dhe te pacientët me bakteremi.