MEDEL AEROSOL FAMILY PLUS ME DUSH NAZAL

Aparat që përdoret për terapi me aerosol. Nuk shkakton zhurmë dhe është i lehtë në përdorim, ideal për përdorim shtëpiak. Është i pajisur me nebulizatorin inovativ Medeljet Plus, i cili falë sistemit të dyfishtë të valvulave, garanton efektivitet më të madh të trajtimit dhe humbje minimale të barit. Është i pajisur edhe me një çantë praktike që lejon të ruani pajisjen dhe të gjithë aksesorët.

MEDEL FAMILY AEROSOL

Aparat që përdoret për terapi me aerosol. Medel FAMILY ështe pajisja ideale për të gjithë familjen falë strukturës të përshtatshme. Nebulizatori siguron shpejtësi dhe efektivitet maksimal. Aparati vjen i pajisur me një çantë për te ruajtur gjithë aksesorët ku përfshihen: Filtri i ajrit, aksesori i hundës, nebulizatori Medeljet Basic, maskat për të rritur dhe fëmijë, aksesori i gojës, tubi i ajrit.

MEBBY TRENINO AEROSOL

Aparat aerosoli në formë treni për ta bëre atë më të pëlqyeshëm për fëmijët. Funksionimi pa zhurmë dhe lehtësia në përdorim e bëjnë atë një pajisje ideale për përdorim shtëpiak. Është i pajisur me një gamë të plotë aksesorësh: ampula, aksesori i gojës, maskë për të rritur, maskë pediatrike, aksesori i hundës dhe tub ajri.

MEDEL STAR BABY AEROSOL

Aparat aerosoli në formë ylli për ta bëre atë më të pëlqyeshëm për fëmijët. Funksionimi pa zhurmë dhe lehtësia në përdorim e bëjnë atë një pajisje ideale për përdorim shtëpiak. Është i pajisur me një gamë të plotë aksesorësh: nebulizator, aksesori i gojës, maskë për të rritur, maskë pediatrike, aksesori i hundës dhe tub ajri. Paketimi përfshin dhe një libër ngjyrosjeje për të argëtuar fëmijët.

MEDEL SWEET AEROSOL

Aparat që përdoret për terapi me aerosol, i shpejtë dhe i lehtë për t'u përdorur. Ideal për t'u përdorur nga e gjithë familja me një gamë të gjerë aksesorësh në paketim.

MEDEL PROFESSIONAL AEROSOL

Aparat që përdoret për terapi me aerosol , i pajisur me një sistem që e bën atë të përshtatshëm për përdorim të vazhdueshëm. Nebulizatori Medeljet Plus karakterizohet nga sistemi me dy valvula duke ofruar efikasitet të lartë dhe humbje minimale të barit. Medel Professional është i shpejtë dhe nuk shkakton zhurmë. I pajisur edhe me Medeljet Rhino dush nazal , është ideal për hidratimin e thellë të mukozës së hundës, i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë. Paketimi permban: filtra ajri, nebulizatorin Medeljet Plus, maska të buta për të rritur dhe fëmijë, tub ajri, dushin nazal dhe aksesorët per hundën dhe gojën.

MEDEL MAXI AEROSOL

Aparat aerosoli qe ka dy funksione: Terapi aerosoli dhe dush nazal. Karakterizohet nga një sistem i dyfishtë valvolash që rrisin sasinë e barit të inhaluar dhe falë programimit siguron që të ndalosh inhalimin pa fikur pajisjen. Aparati është i pajisur me një filtër që ndalon kontaminimin dhe përhapjen e agjentëve patogjenë.

MEDEL SENSE ME ADAPTOR

Aparati automatik i matjes së presionit MEDEL SENSE përdoret për matjen e presionit sistolik, diastolik dhe të pulsit në të rritur nëpërmjet një manshete që vendoset përreth krahut. Matja me anë të këtij aparati kryhet lehtësisht në kushte shtëpie. Ai është i pajisur dhe me një adaptor. Aparati tregon nëse jeni në kushte optimale psiko-fizike për të kryer një matje sa më të saktë.

MEDEL SENSE MATËS PRESIONI

Aparati i matjes automatike të presionit të gjakut MEDEL SENSE përdoret për matjen e presionit sistolik, diastolik dhe pulsit në të rritur nëpërmjet një manshete që vendoset rreth krahut. Matja me anë të këtij aparati kryhet lehtësisht në kushte shtëpie. Aparati tregon nëse jeni në kushte optimale psiko-fizike për të kryer një matje sa më të sakte. Nëse ka kushte të jashtme (p.sh. stresi) që mund të ndikojnë në matjen e saktë, një ikonë në ekran do të paralajmërojë përdoruesin. Medel SENSE është gjithashtu i pajisur me një tregues që informon përdoruesin për pozicionimin e saktë të manshetës, për të siguruar matje të sakta.

MEDEL ELITE MATËS PRESIONI

Aparat automatik i presionit të gjakut me teknologji inovative Soft Inflate, i cili bën matje gjatë fryrjes. Falë kësaj teknologjie, fryrja është e butë dhe komode duke lejuar kohë më të shkurtër të matjes dhe duke siguruar shkallë më të lartë saktësie. Medel Elite vjen me funksionin T3, i cili lejon të zbuloni lehtësisht dhe automatikisht mesataren e 3 matjeve të fundit. Një sensor i integruar i lëvizjes jep një alarm në ekran nëse jeni duke lëvizur gjatë matjes, funksion thelbësor për një matje të saktë dhe të besueshme. Mansheta universale dhe e butë e krahut e bën atë të dobishme për njerëzit me krahë më të mëdhenj dhe është komode gjatë matjes së presionit të gjakut. Aparati është i pajisur me një indikator të rrahjeve të çrregullta dhe është i testuar sipas protokollit të Shoqates Europiane te Hipertensionit.

MEDEL CHECK MATËS PRESIONI

Është një aparat që mat presionin sistolik, diastolik dhe pulsin, i pajisur me nje ekran lehtësisht të lexueshëm. MEDEL CHECK vjen me funksionin T3, i cili lejon të zbuloni lehtësisht dhe automatikisht mesataren e 3 matjeve të fundit. Aparati është i pajisur me një indikator të rrahjeve të çrregullta dhe është i testuar sipas protokollit të Shoqates Europiane te Hipertensionit.

MEDEL CONNECT CARDIO MP01

Aparati i matjes të presionit të gjakut Medel MP01 mat presionin e gjakut dhe vlerat e pulsit në mënyrë automatike. Është i pajisur me një ekran të madh për lexim të lehtë të vlerave. Të lejon të shkarkosh dhe kontrollosh të dhënat përmes softuerit Medel Health Check. Aparati është i pajisur me një sensor që tregon për pozicionin e duhur për matje. Gama e matjes: presioni i manshetës 0-300 mmHg, sistolik 50-250 mmHg, diastolik 30-200 mmHg, pulsi 40-180 rrahje/minutë.

MEDEL PALM PRO

Është një aparat që mat në mënyrë manuale presionin e gjakut. Është i lehtë në përdorim, duke përdorur metodën auskultative (me dëgjim). Ky aparat është i pajisur me një matës të madh për të matur presionin e gjakut. Mënyra e përdorimit: Vendosni manshetën e gomës në krah, vendosni membranën e stetoskopit dhe fryni manshetën me pompë.

MEDEL ANEROID COMPACT

Aparati ideal për të matur presionin me metodën askultative. Aparati është i pajisur me një manometër, bulbin , fonendoskopin dhe manshetën.

MEDEL PULS-OKSIMETËR

Puls-oksimetri përdoret për të matur saturimin e oksigjenit dhe rrahjet e zemrës. Ofron lehtësi në përdorim dhe është komod për ta përdorur kudo që ndodheni. Medel PULSE është i pajisur me një ekran me qartësi të lartë për lexim më të mirë të të dhënave. Medel PULSE është i indikuar për personat me: insufiçiencë kardiake, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, astmë bronkiale.

MEDELJET BASIC KIT AEROSOL

Set që përmban aksesorët e aparateve MEDEL EASY AEROSOL, MEDEL FAMILY AERSOL DHE MEDEL STAR BABY AEROSOL të nevojshme për terapi me aerosol. Ky set përmban: maskë për të rritur, maskë për fëmijë, nebulizatorin Medeljet Basic, tub ajri, aksesorët për hundën dhe gojën.

MEDELJET RHINO DUSH NAZAL

Pajisje e përshtatshme për të gjitha aparatet aerosole me kompresor që favorizon hidratimin e mukozës nazale dhe shërben në trajtimin e problematikave të rrugëve respiratore.

NO CONTACT PLUS TERMO FRONTALE

Termometri i ballit me rreze infra të kuqe. Termometri është në gjëndje të masë temperaturën e trupit pa kontakt. Një sensor konfirmon distancën e duhur nga balli dhe mat me saktësi temperaturën e trupit në vetëm një sekondë. Butonat me ngjyrë jeshile ose të kuqe do të tregojnë nëse temperatura është e rritur apo në nivel normal.

MEDEL THERMO

Termometër dixhital i aftë të zbulojë temperaturën e trupit në 3 mënyra të ndryshme: orale, nën sqetull dhe rektale në 60 sekonda. Sinjali akustik paralajmëron kur matja ka përfunduar. Aparati tregon dhe matjen e fundit që është kryer.

MEDEL TOUCH

Termometër balli me sensor. Teknologjia inovative e MEDEL TOUCH siguron matje të shpejta dhe të sakta. Termometri është i pajisur me një sensor që nxehtësinë e matur nga enët e gjakut në siperfaqe të lëkurës e përkthen në temperaturë trupore. Tregon matjen e fundit të temperaturës.