
UJË STERIL PËR PËRGATITJEN E INJEKSIONEVE MONICO 5 ml X 10 FLAKON
Indikacionet: Përgatitja e barnave për injeksion.

EFEDRINA CLORIDRATO MONICO 25 mg/1 ml X 5 AMPULA
Indikacionet: Trajtimi akut i bronkospazmës, si edhe trajtimi dhe parandalimi i hipotensionit të shkaktuar nga anestezia spinale, epidurale ose intratekale.

LIDOCAINA CLORIDRATO MONICO 10 mg/ml X 5 AMPULA
Indikacionet: Trajtimi në rastet e anestezisë lokale, gjatë proçedurave stomatologjike, rasteve të vogla kirurgjikale dhe trajtimit të infarktit të miokardit.

MAGNESIO SOLFATO MONICO 2.5 g/ 10 ml X 5 AMPULA
Indikacionet: Parandalimi dhe kontrolli i krizave në rastet e toksemisë së rëndë tek gratë shtatzëna (pre-eklampsia dhe eklampsia), terapia zëvendësuese në mungesë të magnezit, veçanërisht në hipomagneseminë akute të shoqëruar me shenja tetanie dhe parandalimi dhe trajtimi i mungesës së magnezit tek njerëzit që marrin ushqim total parenteral.

MORFINA CLORIDRATO MONICO 10 mg/ 1 ml X 5 AMPULA
Indikacionet: Trajtimi i dhimbjeve të moderuara deri në të forta dhe/ose që është rezistent ndaj qetësuesve të tjerë, veçanërisht dhimbjeve të lidhura me kancerin, infarktin e miokardit dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjithashtu gjen përdorim në trajtimin e edemës pulmonare akute dhe indikohet në anestezinë totale , lokoregjionale dhe në analgjezinë epidurale të lindjes.