Njoftim për Publikun

Ju njoftojmë se kemi tërhequr vullnetarisht nga tregu serinë A2401 me datë skadence 01/2027 të barit Norfloxacina ABC, kapsula të forta 400 mg.  

Ky veprim është realizuar pas sinjalizimit nga mbajtësi i Autorizimit të Tregëtimit “ABC Farmaceutici S.p.A” me arsyetimin e pranisë mbi normën e lejuar të nitrosaminës.

Për çdo pyetje dhe informacion të mëtejshëm, ju lutemi referohuni në adresën elektronike safety@medicamenta.al ose telefononi në 04 240 70 71/2/3

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Nga departamenti i Farmakovigjilencës dhe Sigurimit të Cilësisë  

Medicamenta Sh.p.k