
IMUNLACTIS - FOS 10 ml +60 mg X 10 FLAKON
Indikacionet: Prania e Probiotikëve (L. Rhamnosus, L. Paracasei) dhe Prebiotikëve (FOS) favorizojnë një ekulibër të florës intestinale, ndërkohë Acerola ndihmon në një veprim mbrojtës të organizmit. Vitamina B1 dhe Vitamina B6 ndihmojnë në funksionimin normal të metabolizmit energjitik, kurse Vitamina B2 merr pjesë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në reduktimin e lodhjes. Vitamina B12 dhe Zinku ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.

B FIVE SOLUCION - 200 ml
Indikacionet: Vitaminat B5, B6 dhe B2 kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë. Vitamina B12 dhe acidi folik kontribuojnë në reduktimin e lodhjes. Vitamina B6 dhe vitamina B12 kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndërsa vitamina B1 kontribon në funksionimin normal të kockave, në flokë, dhëmbë energji dhe vitalitet.

RELAXIVIT - 75 ml SOLUCION ME PIKA
Indikacionet: Valeriana, së bashku me Kamomilin, kontribuojnë në relaksim në rastet e ankthit, lodhjes dhe nervozizmit. Ashwagandha përmison kujtesën, rrit përqëndrimin dhe rekomandohet për të luftuar stresin. Vitaminat B1, B2, B6 dhe B12 kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.

Vital Mg-K X 30 BUSTINA
Indikacionet: Indikohet në rastet e mungesës ose nevojës së magnezit dhe kaliumit. Magnezi ndihmon në reduktimin e lodhjes, në metabolizmin normal energjitik dhe në funksionin normal të sistemit nervor. Kaliumi ndihmon në funksionin normal muskulor. Vitamina B12 ndihmon në reduktimin e lodhjes, në funksionin normal të sistemit imunitar dhe në metabolizmin normal energjitik.

LOCOIDON KREM 0.1 %- 30 g
Indikacionet: Trajtim lokal i sëmundjeve të lëkurës me origjinë inflamatore, alergjike ose ekzematoze.

KELLIVIT KREM- 75 g
Indikacionet: Trajtimi i lëkurës së dëmtuar dhe delikate të individëve që vuajnë nga vitiligo.

LITAN - C 1000 mg X 30 TABLETA
Indikacionet: Favorizon funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.

IMMUNO VITA + 1000 mg X 30 TABLETA
Indikacionet: Favorizon funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.

VITA C + Zn X 30 TABLETA
Indikacionet: Favorizon funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.

HEPILOR LIQUIDO - 200 ml
Indikacionet: Trajtimi i ulçerës peptike kur shoqërohet me infeksion të Helicobacter Pylori në lidhje me terapitë standarde. Mund të jetë efektiv edhe në trajtimin e ulçerës gastrike dhe duodenale, refluksin gastrik ezofageal, gastritin akut, gastritin kronik, dispepsi joulceroze, mukoziti jatrogjen.

HEPILOR X 20 KAPSULA
Indikacionet: Trajtimi i ulçerës peptike kur shoqërohet me infeksion të Helicobacter Pylori në lidhje me terapitë standarde. Mund të jetë efektiv edhe në trajtimin e ulçerës gastrike dhe duodenale, gastritin akut, gastritin kronik, dispepsi joulceroze, mukoziti jatrogjen.

HEPILOR X 20 BUSTINA MONODOZË
Indikacionet: Trajtimi i ulçerës peptike kur shoqërohet me infeksion të Helicobacter Pylori në lidhje me terapitë standarde. Mund të jetë efektiv edhe në trajtimin e ulçerës gastrike dhe duodenale, refluksin gastrik ezofageal, gastritin akut,gastritin kronik, dispepsi joulceroze, mukoziti jatrogjen.

PARACETAMOL PROFARMA 500 mg X 60 TABLETA
Indikacionet: Trajtimi i uljes së temperaturës në gjëndjet me ethe ( antipiretik ) dhe lehtësimin e dhimbjeve me intensitet të ulët dhe mesatar (analgjezik ), me lokalizime të ndryshme ( dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje post-operatore dhe dhimbje post- traumatike).

MORFINA PROFARMA 10 mg/ 1 ml X 10 AMPULA
Indikacionet: Trajtim në dhimbje mesatare deri në të forta, në tumoret malinje, pas traumave të rënda, pas operacioneve, pas infarkt të miokardit, astmë bronkiale, edemë pulmonare akute, obstruksion vaskular periferik, shok traumatik, emboli pulmonare, kolika abdominale, kolika renale, kolika biliare dhe paramjekim para anestezisë së përgjithshme. Përdoret edhe në urgjencat e tjera si në insufiçiencën e ventrikulit të majtë, perforim abdominal dhe hematemezë. Morfina redukton ankthin që shoqëron dhimbjen e rëndë dhe përdoret si hipnotik kur pagjumësia shkaktohet nga dhimbja.

POTASSION GRANULATO EFFERVESCENTE 6.25 g X 30 BUSTINA
Indikacionet: Trajtimi i mungesës së kaliumit në trup, edhe gjatë rasteve të acidozës, duke i siguruar organizmit një balancë të kripërave dhe lëngjeve në gjak.

REAL CHECK DIGITULTRA A8
Indikacionet: Aparat që mat në mënyrë automatike presionin e gjakut. Është i pajisur me një teknologji që nuk lejon shtrëngimin e krahut dhe siguron një matje të shpejtë dhe të favorshme me metoden oshilometrikë. Aparati është i pajisur me një alarm zanor qe i'u vjen në ndihmë personave të verbër. Realizon matje të shpejtë dhe të saktë të presionit sistolik, diastolik dhe frekuencës kardiake. Aparati regjistron 120 matjet e kryera së fundmi.

REAL CHECK BASIC 2
Indikacionet: Aparat semi automatik elektronik që mat presionin sistolik, diastolik dhe frekuencën kardiake. Është i lehtë në përdorim nëpërmjet sfignomanometrit dhe siguron matje të shpejta dhe të sakta. Aparati është praktik per t'u marr me vete kudo që shkoni.

MICROLIFE
Indikacionet: Ky aparat përdoret për dush nasal dhe terapi me aerosol që siguron një trajtim të shpejtë dhe tepër efikas të rrugëve të sipërme, mesme dhe poshtme respiratore. Dushi nasal përdoret për trajtimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rinitin alergjik, rino-sinozit, polipet nazale, tubo-timpanitet etj. Terapia me aerosol përdoret për trajtimin e rrugëve të mesme dhe të poshtme të frymëmarrjes dhe për kurimin e patologjive kronike si astma, fibroza cistike, bronkite kronike etj.