CEFEPIMA QILU 1 g
Indikacionet: Te të rriturit: Trajtimi i bakteremisë, pneumoni e rëndë, infeksione të komplikuara të traktit urinar, infeksion i hapësirës së barkut , duke përfshirë peritonitin, infeksionet e fshikëzës së tëmthit dhe të kanaleve biliare, trajtim empirik i episodeve febrile në pacientët me gjendje të moderuar (neutrofile ≤ 1000/mm3) ose gjendje të rëndë (neutrofile ≤ 500/mm3) . Për personat me rrezik të lartë infeksioni këshillohet marrja e cefepimës së bashku me nje antibiotik të grupit të aminoglikozideve ose glikopeptideve, duke marr paraysh profilin individual të rrezikut për secilin pacient. Te fëmijët: Trajtimi i bakteremisë, pneumoni e rëndë, infeksione të komplikuara të traktit urinar, meningiti bakterial, trajtim empirik i episodeve febrile në pacientët me gjendje të moderuar (neutrofile ≤ 1000/mm3) ose gjendje të rëndë (neutrofile ≤ 500/mm3) . Për personat me rrezik të lartë infeksioni këshillohet marrja e cefepimës së bashku me nje antibiotik të grupit të aminoglikozideve ose glikopeptideve, duke marr paraysh profilin individual të rrezikut për secilin pacient.